Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon njohjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit energjetik në botë. Kjo është kërkesa e re e Teheranit në negociatat për përfundimin e luftës. Irani ka përdorur Ngushticën si një mjet presioni, duke tronditur tregjet globale të energjisë. Sipas analistëve, Irani synon ta kthejë këtë ndikim në burim të qëndrueshëm të ardhurash, përmes vendosjes së tarifave për kalimin e anijeve. Dina Esfandiary, drejtuese e Lindjes së Mesme në “Bloomberg Economics”, shprehet: “Irani është pak i habitur nga sa e suksesshme ka qenë strategjia e tij (e Hormuzit) – nga sa e lirë dhe sa relativisht e lehtë është të mbajë peng ekonominë globale. Një nga mësimet e nxjerra në luftë është se ai ka zbuluar këtë...