Irani kërcënon me hakmarrje “vendimtare” për vrasjen e Larijanit

Irani kërcënon me hakmarrje “vendimtare” për vrasjen e Larijanit

FOTO ILUSTRUESE IRAN-Teherani ka nisur një mori sulmesh në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e shefit të sigurisë Ali Larijani. Shefi i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, ka kërcënuar me një përgjigje “vendimtare” pas vrasjes së kreut të sigurisë, Ali Larijani, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit. “Në kohën dhe vendin e duhur, do t’i jepet një përgjigje vendimtare, parandaluese dhe e dhimbshme Amerikës kriminale dhe regjimit sionist gjakatar”, deklaroi Hatami në një reagim zyrtar. Irani qëlloi Tel Avivin me raketa bërthamore thërrmuese gjatë natës, në atë që televizioni shtetëror e quajti hakmarrje për vrasjen e shefit të sigurisë Ali Larijani nga Izraeli. Dy persona u vranë kur ndërtesa e apartamenteve të tyre u godit nga fragmente bombe. Shtetet arabe të Gjirit janë përballur gjithashtu me...