Irani ka ndryshuar elitën, kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën, kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Pas vdekjes së udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, Republika Islamike ka hyrë në një fazë të re të pushtetit. Asambleja e Ekspertëve më 9 mars emëroi si pasues djalin e tij, Mojtaba Khamenei, duke e vendosur atë në krye të sistemit politik dhe fetar të vendit. Emërimi i tij shihet si një përpjekje për të ruajtur vazhdimësinë e regjimit në një moment shumë të tensionuar për Iranin. Vendimi vjen në një kohë kur Irani ndodhet në një përballje të ashpër me SHBA-të dhe Izraelin, ndërsa disa sulme ajrore kanë goditur strukturat kryesore të establishmentit iranian, duke eliminuar figura të rëndësishme politike dhe ushtarake. Në këtë situatë krize, pushteti është përqendruar në duart e një grupi të vogël liderësh të linjës së ashpër. Në qendër...