“Irani ka injoruar paralajmërimet tona”/ Trump nga Shtëpia e Bardhë: I folëm për programin bërthamor, por…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka injoruar paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos rindërtuar programin e tij bërthamor. “Pas shkatërrimit të programit bërthamor të Iranit pak kohë më parë, ne i paralajmëruam ata të mos bënin asnjë përpjekje për ta rindërtuar në një vend tjetër, sepse nuk ishin në gjendje t’i përdornin ato që ne i hodhëm në erë me aq fuqi. Megjithatë, ata i injoruan këto paralajmërime dhe refuzuan të ndërprisnin përpjekjet e tyre për armë bërthamore”, tha presidenti. Trump po i referohej sulmeve të SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane në qershor, të cilat, sipas Shtëpisë së Bardhë, shkatërruan “plotësisht” programin bërthamor të Teheranit. “Regjimi tashmë kishte raketa të afta për të goditur Evropën dhe bazat tona, si...
Burimi:
top-channel.tv