Irani i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nëse synoni objektet energjetike, mbyllim plotësisht Ngushticën e Hormuzit!
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit i është kundërpërgjigjur presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili i la afat Iranit 48 orë për të rihapur ngushticën e Hormuzit për anijet, ose përballet me shkatërrimin e infrastrukturës së tij energjetike. Në një deklaratë të re, IRGC tha se Irani do ta mbyllë plotësisht ngushticën, nëse Trump vazhdon me kërcënimet e tij për të synuar objektet energjetike iraniane. IRGC u citua të ketë thënë se kompanitë me aksione amerikane do të “shkatërroheshin plotësisht”, nëse objektet energjetike iraniane do të shënjestroheshin nga Uashingtoni dhe tha se objektet energjetike në vendet që strehojnë baza amerikane do të ishin objektiva “të ligjshme”. “Ne nuk e nisëm luftën dhe nuk do ta fillojmë as tani, por nëse armiku dëmton termocentralet tona, ne do...
Burimi:
syri.net