Irani i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Do të sulmojmë bazat amerikane në vendet fqinje nëse sulmohemi

Irani i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Do të sulmojmë bazat amerikane në vendet fqinje nëse sulmohemi

Irani ka paralajmëruar vendet e rajonit se do të sulmojë bazat ushtarake amerikane në rast të një sulmi nga SHBA-të, tha një zyrtar i lartë i Teheranit për Reuters, pas kërcënimeve të Donald Trump për të ndërhyrë mes protestave antiqeveritare në të gjithë vendin. “Teherani ka informuar vendet rajonale, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri në Turqi, se bazat amerikane në këto vende do të sulmohen nëse SHBA-të synojnë Iranin, duke u kërkuar këtyre vendeve të parandalojnë Uashingtonin nga sulmi ndaj Iranit”, tha zyrtari. Ditë më parë, iranianët e kishin paralajmëruar gjithashtu Izraelin me sulme. Dje, presidenti amerikan, gjatë një fjalimi në Detroit, i dërgoi një mesazh popullit iranian që të vazhdojë të protestojë. “Për të gjithë patriotët iranianë: Vazhdoni të protestoni,...