Irani hedh raketë mbi Turqi, reagon NATO
NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, pas raportimeve se një raketë e lëshuar nga Irani dhe që po shkonte drejt hapësirës ajrore turke u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. “Ne dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin. Qëndrimi ynë parandalues dhe mbrojtës mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore”, tha zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.
Burimi:
kohajone.com