Irani godet rafinerinë në Katar dhe shënjestron Arabinë Saudite pas sulmit ndaj fushës gjigante të gazit
Fusha gjigante e gazit Pars në Iran u godit të mërkurën (18 mars) në një përshkallëzim të madh të luftës SHBA-Izrael, duke nxitur rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës. Pas kësaj, Teherani ka goditur Katarin dhe lëshoi raketa ndaj Arabisë Saudite, pasi kishte premtuar sulme ndaj objektivave të naftës dhe gazit në të gjithë Gjirin Persik. Kompania shtetërore e naftës në Katar, QatarEnergy, raportoi “dëmtime të gjera” pas sulmit me raketa iraniane ndaj Zonës Industriale Ras Laffan, një qendër e industrisë energjetike. Arabia Saudite njoftoi se kishte kapur dhe shkatërruar katër raketa balistike të lëshuara drejt Riyadh të mërkurën dhe një sulm me dron ndaj një impianti gazi në lindje të vendit. Ky përshkallëzim rrezikon të përkeqësojë ndërprerjen e pashembullt të furnizimit global me...
Burimi:
syri.net