Irani godet disa qendra të dhënash të Amazon, rrezikohen shërbimet cloud
Irani ka goditur për disa ditë me radhë qendra të dhënash të kompanisë Amazon në Lindjen e Mesme, sipas mediave iraniane.Një nga objektet e prekura ndodhet në Bahrain, ndërsa më herët dronë kanë goditur qëllimisht dy qendra të tjera në Emiratet e Bashkuara Arabe.Raportohet se sulmet kanë shkaktuar dëme strukturore në objekte, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime nga uji pasi ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për të shuar zjarret dhe shkëndijat e shkaktuara nga goditjet.Sipas agjencisë iraniane Fars News Agency, objektivat janë zgjedhur për të “identifikuar dhe neutralizuar rolin e tyre në mbështetjen e aktiviteteve ushtarake dhe të inteligjencës së armikut”.Sulmet ngrenë shqetësime për ndërprerje të mëdha digjitale, pasi infrastruktura cloud e Amazon Web Services përdoret nga mijëra kompani, platforma dhe shërbime online në rajon...
Burimi:
ntv.al