Irani: Gati për kompromis me SHBA! Teherani kërkon që Trump të heqë sanksionet

Irani: Gati për kompromis me SHBA! Teherani kërkon që Trump të heqë sanksionet

Irani ka shprehur gatishmërinë për kompromis në negociatat me SHBA, mbi programin bërthamor, por e ka lidhur çdo përparim me heqjen e sanksioneve amerikane. Zëvendësministri i jashtëm Majid Takht-Ravanchi u shpreh se topi është në fushën e Amerikës për të provuar se ata duan të bëjnë një marrëveshje. “Ne jemi gati të diskutojmë këtë dhe çështje të tjera, nëse ata janë të gatshëm të flasin për sanksionet.Nëse ata janë të sinqertë, jam i sigurt se do të jemi në rrugën e duhur për një marrëveshje.Bisedimet fillestare shkuan më shumë a më pak në një drejtim pozitiv, por është ende herët për të gjykuar. Bisedimet indirekte të zhvilluara në Oman kanë qenë pak a shumë në një drejtim pozitiv, ndërsa një raund i ri pritet në...