Irani do t’u përgjigjet ‘me autoritet’ sulmeve SHBA-Izrael

Irani do t’u përgjigjet ‘me autoritet’ sulmeve SHBA-Izrael

Ministria e jashtme e Iranit sapo ka lëshuar një deklaratë në anglisht, duke dënuar "agresionin ushtarak kriminal" të kryer nga SHBA-të dhe Izraeli, i cili këtë mëngjes goditi një numër vendesh brenda Iranit. “Agresioni i ripërtërirë ushtarak i Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist kundër Iranit po kryhet ndërsa Irani dhe Shtetet e Bashkuara ishin në mes të një procesi diplomatik”, tha ministria e jashtme, duke iu referuar bisedimeve bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit që po zhvilloheshin vetëm dje. "Tani populli iranian është krenar që bëri gjithçka të nevojshme për të parandaluar luftën. Tani është koha për të mbrojtur atdheun dhe për t'u përballur me agresionin ushtarak të armikut", tha ministria e jashtme. "Ashtu siç ishim gati për negociata, kemi qenë më të përgatitur se kurrë për mbrojtje. Forcat...