Irani do të sulmojë Ukrainën? Zelensky: Le të vijnë, nuk kemi frikë. Jetojmë me kërcënime çdo ditë
Ukrainën nuk e trembin kërcënimet e regjimit iranian për sulme ndaj territorit të saj, si përgjigje ndaj mbështetjes që Kiev i ka dhënë disa vendeve të Lindjes së Mesme. Në një intervistë The Jerusalem Post, presidenti Volodymyr Zelensky u shfaq sfidues. “Çfarë të reje ka kjo? Gjatë katër viteve të fundit kam dëgjuar shumë mesazhe të ndryshme,” tha ai, duke komentuar paralajmërimet e Teheranit. I pyetur qartazi nëse i druhej kësaj situate, Zelensky u përgjigj se ukrainasit kanë jetuar me kërcënime të tilla për vite me radhë. “Jo, nuk kemi frikë nga asnjë lloj mesazhi të tillë,” shtoi ai. “Ne jetojmë me kërcënime të tilla çdo ditë. Prandaj, kjo nuk është diçka e re për ne.” Ai gjithashtu theksoi se paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme...
Burimi:
top-channel.tv