Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme sipas CNN. Megjithatë, ekuilibri mbetet i paqëndrueshëm. “Të dërguarit e Presidentit Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, vizituan të shtunën anijen luftarake USS Abraham Lincoln, e cila është e stacionuar në Detin Arabik, jo shumë larg Iranit, së bashku me komandantin e CENTCOM-it, Admiralin Brad Cooper”, raportoi Axios. Lëvizja është gjithsesi një shfaqje force, veçanërisht pas deklaratave të ministrit të jashtëm iranian. I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili vizitoi anijen luftarake USS Abraham Lincoln të shtunën, tha se Shtetet e Bashkuara po i tregojnë botës rëndësinë e gatishmërisë dhe vendosmërisë, dhe se forcat e tyre janë në gjendje të vazhdueshme gatishmërie. “Ne po mbrojmë interesat tona dhe po i...
Burimi:
top-channel.tv