Irani dërgon miliona fuçi nafte në Kinë përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht luftës që mbyt rrugën ujore
Irani ka vazhduar të dërgojë sasi të mëdha nafte bruto në Kinë përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht se lufta mes SHBA-Izraelit dhe Iranit ka rrezikuar furnizimet më të gjera nëpërmjet kësaj rruge ujore kritike. Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani ka dërguar të paktën 11.7 milionë fuçi nafte bruto përmes Ngushticës së Hormuzit, të gjitha drejt Kinës, sipas Samir Madani, bashkëthemelues i TankerTrackers. Kjo firmë monitoron lëvizjet e anijeve me imazhe satelitore, duke zbuluar edhe ato që fiksin sistemet e tyre të gjurmimit, një praktikë e shpeshtë pasi Teherani kërcënoi të sulmonte çdo anije që kalonte. Të dhënat nga Kpler, një ofrues i të dhënave të inteligjencës së transportit detar, vlerësojnë se rreth 12 milionë fuçi nafte bruto kanë kaluar nëpër ngushticë...
Burimi:
kohajone.com