Irani breshëri raketash drejt Izraelit, humb jetën çifti i moshuar në Tel Aviv
Dy persona humbën jetën në orët e para të së mërkurës në një zonë të Tel Avivit gjatë një sulmi iranian. Një burrë dhe një grua, të dy në të 70-at, u vranë kur një raketë goditi shtëpinë e tyre në zonën e Ramat Gan. Më parë, shërbimi i emergjencës Magen David Adom, ekuivalenti izraelit i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, publikoi imazhe nga vendi i ngjarjes nëpërmjet X, duke treguar dëme të mëdha, mbeturina dhe automjete të përfshira në flakë. Ekipet e shpëtimit që nxituan në vendngjarje trajtuan gjithashtu dy persona të tjerë që u plagosën lehtë nga raketat iraniane. Në të njëjtën kohë, disa civilë u plagosën duke u përpjekur të arrinin në strehimore, ndërsa të tjerë kërkuan kujdes mjekësor për...
Burimi:
top-channel.tv