Irani akuzon Bashkimin Europian për bashkëpunim në luftën SHBA-Izrael

Irani akuzon Bashkimin Europian për bashkëpunim në luftën SHBA-Izrael

Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi Bashkimin Evropian për “bashkëpunim” në luftën amerikan-izraelite kundër Teheranit. Zëdhënësi Esmaeil Baqaei tha se “indiferenca dhe pranimi i heshtur” i BE-së ndaj veprimeve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit përbën bashkëfajësi. Ai shpërndau edhe një video të eurodeputetit belg Marc Botenga, i cili në Parlamentin Evropian kritikoi politikanët europianë që, sipas tij, po mbështesin luftën kundër Iranit. Brenda BE-së ka qëndrime të ndryshme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se “nuk duhet derdhur lot për rënien e regjimit iranian”, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, paralajmëroi se sulmet e urdhëruara nga Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu mund të destabilizojnë më tej rajonin. Kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf paralajmëroi për përshkallëzim, duke...