Iraku përfshihet në luftën e Iranit, teksa Teherani zgjeron fushëbetejën
Që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën fushatën e tyre bombarduese kudër Iranit, Teherani ka zgjeruar fushëbetejën në mbarë Lindjen e Mesme. Kjo përfshin edhe fqinjin perëndimor të Iranit, Irakun, ku forcat aleate të Teheranit kanë kryer pothuajse në baza ditore sulme ndaj caqeve amerikane, përfshirë ndaj ndërtesave diplomatike dhe ushtarake, duke nxitur sulme hakmarrëse ajrore të SHBA-së. Vetë Irani ka kryer valë të sulmeve me raketa dhe dronë në rajonin gjysmë-autonom kurd në veri të Irakut, ku grupet opozitare iraniane kurde operojnë kampe dhe kanë zyra. Intensifikimi i dhunës kërcënon që ta destabilizojë Irakun, në shtet me shumicë shiite që ka afër 46 milionë banorë dhe që ende po e merr veten nga vite të pasigurisë pas pushtimit amerikan më 2003 dhe konfliktit...
Burimi:
syri.net