Iraku pa energji elektrike, nuk dihen arsyet

Iraku pa energji elektrike, nuk dihen arsyet

Iraku u zhyt papritur në ndërprerje totale të energjisë elektrike, ndërsa tensionet dhe incidentet po përshkallëzohen në të gjithë vendin. Ministria e Energjisë njoftoi se rrjeti kombëtar është fikur në të gjitha provincat, pa dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e ndërprerjes. Hetimet për të përcaktuar arsyet e kolapsit janë në vazhdim, ndërsa ekipet teknike po përpiqen të rivendosin furnizimin me energji për qytetarët. Shumë pjesë të vendit janë përballur me sulme të përsëritura që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Po sot, ambasada e SHBA-ve në Bagdad bëri thirrje urgjente për qytetarët amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku, duke i këshilluar që të strehohen dhe të largohen vetëm kur të kthehet siguria. “Qytetarët amerikanë në Irak inkurajohen...