Iraku në kaos/ Ndërpritet energjia në vend, shpërthime e dronë të rrëzuar në disa qytete

Iraku në kaos/ Ndërpritet energjia në vend, shpërthime e dronë të rrëzuar në disa qytete

Foto ilustruese BAGDAD- Teksa tensionet po përshkallëzojnë në Lindjen e Mesme, Iraku u zhyt papritur në ndërprerje totale të energjisë elektrike. Ministria e Energjisë njoftoi se rrjeti kombëtar është fikur në të gjitha provincat, pa dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e ndërprerjes. Hetimet për të përcaktuar arsyet e kolapsit janë në vazhdim, ndërsa ekipet teknike po përpiqen të rivendosin furnizimin me energji për qytetarët. Prej fillimit të konfliktit midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, shumë zona të Irakut janë përballur me sulme të përsëritura. Si pasojë e situatës së tensionuar në vend dhe incidenteve të shumta ambasada e SHBA-ve në Bagdad bëri thirrje urgjente për qytetarët amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku, duke i këshilluar që të strehohen dhe...