Inteligjenca gjermane ka përgjuar Obamën për vite me radhë
Bota E Hënë, 5 Janar 2026 19:59 Shërbimi Federal i Inteligjencës Gjermane dyshohet se ka përgjuar ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Kjo raportohet nga gazeta gjermane “Die Zeit”, duke cituar burime të brendshme. Sipas raportit, telefonatat e politikanit amerikan u përgjuan kur ai ishte në bordin e Air Force One. Mbikëqyrja thuhet se vazhdoi për disa vite derisa Zyra e Kancelarit i dha fund asaj në vitin 2014. Media gjermane thekson se shërbimi i inteligjencës shfrytëzoi faktin se enkriptimi i bisedave nga një avion qeveritar amerikan është dukshëm më i vështirë sesa në tokë. “Kjo është arsyeja pse amerikanët herë pas here kryenin biseda që ose ishin të enkriptuara dobët, me boshllëqe në enkriptim, ose nuk ishin të enkriptuara fare”, thekson ajo. BND-ja e dinte...
Burimi:
kohajone.com