Infdonezia do të ndalojë platformat online dhe rrjetet sociale për fëmijët nën 16-vjeç
Indonezia njoftoi se do të ndalojë mediat sociale dhe platformat e tjera të njohura online për fëmijët nën 16 vjeç, duke u bërë vendi i fundit që prezanton kufizime që synojnë mbrojtjen e të rinjve nga abuzimi online. Meutya Hafid, ministrja e Komunikimit dhe Çështjeve Dixhitale të vendit, njoftoi se llogaritë për personat nën 16 vjeç në platformat me “rrezik të lartë”, do të çaktivizohen nga 28 marsi. “Kjo do të fillojë me platforma të tilla si YouTube, TikTok, Facebook, Instagram, Threads, X, Bigo Live dhe Roblox”, tha Hafid, duke shtuar se ndalimi do ta bënte Indonezinë “vendin e parë jo-perëndimor që vonon aksesin e fëmijëve në hapësirat dixhitale sipas moshës”. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga platformat e prekura. “Fëmijët tanë po përballen...
Burimi:
vizionplus.tv