Indi/ Dhjetë persona humbin jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në urgjencën e spitalit shtetëror

Indi/ Dhjetë persona humbin jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në urgjencën e spitalit shtetëror

 Një ngjarje e rëndë ka ndidhur në Indi. Dhjetë persona kanë humbur jetën, pasi një zjarr shpërtheu në departamentin e urgjencës të një spitali. Mediat shkruajnë se 11 anëtarë të tjerë të stafit po trajtohen për djegiet, që pësuan gjatë përpjekjes për të shpëtuar pacientët. Zjarri, dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defefekt në qarqet elektrike. Në Indi, shpesh raportohen zjarre spitalore, shumë prej të cilave i atribuohen problemeve elektrike, kryesisht qarqeve të shkurtra. Tetorin e kaluar, gjashtë pacientë të sëmurë rëndë vdiqën në një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv në shtetin e Rajasthan. Në vitin 2021, një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Vijay Wallab në Virar në perëndim vrau 13 pacientë që merrnin trajtim për Covid-19.