Incident me dron pranë një pike karburanti, pezullohen fluturimet në aeroportin e Dubait

Incident me dron pranë një pike karburanti, pezullohen fluturimet në aeroportin e Dubait

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka pezulluar përkohësisht fluturimet pasi një dron u rrëzua mbi një pikë karburanti dhe shkaktoi zjarr. Autoritetet vendase theksuan se nuk ka të lënduar ndërsa shtuan se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë publike. Në një reagim në rrjetin social X, zyrtarët sqaruan se pezullimi i trafikut ajror ishte një masë paraprake për të mbrojtur pasagjerët dhe stafin e aeroportit. Udhëtarët janë këshilluar të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione të mëtejshme mbi fluturimet e tyre. Disa fluturime janë devijuar drejt Aeroportit Ndërkombëtar Al Maktoum, aeroporti tjetër ndërkombëtar në Dubai. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait konsiderohet aeroporti më i ngarkuar në botë për pasagjerët ndërkombëtarë, duke përpunuar rreth 90 milionë udhëtarë gjatë vitit 2025. Top Channel