Incident me armë zjarri pranë kufirit SHBA-Meksikë/ Një i plagosur në gjendje kritike, i përfshirë  një agjent i ICE-së

Incident me armë zjarri pranë kufirit SHBA-Meksikë/ Një i plagosur në gjendje kritike, i përfshirë një agjent i ICE-së

Një person ndodhet në gjendje kritike pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri ku ishte përfshirë një agjent i ICE-së në Arizona, pranë kufirit SHBA-Meksikë, njoftuan zyrtarët lokalë. FBI-ja kërkoi ndihmën e Departamentit të Sherifit të Qarkut Pima për të udhëhequr hetimin e përdorimit të forcës që përfshin agjentin dhe po kryen një hetim paralel, tha departamenti në një njoftim për shtyp. “Ne i kërkojmë komunitetit të mbetet i duruar dhe mirëkuptues ndërsa ky hetim ecën përpara. Do të shqyrtojëm plotësisht të gjitha aspektet e incidentit megjithatë, këto hetime janë komplekse dhe kërkojnë kohë”, deklaroi departamenti. Sipas ‘CNN’, incidenti ndodhi në Arivaca, një qytet me rreth 600 banorë, një orë në jug të Tucsonit, pranë kufirit SHBA-Meksikë. Top Channel