Incident i rrallë në kryeqytetin japonez, hajdutë të paidentifikuar vjedhin valixhe me mbi 2 milionë euro në një rrugë në qendër të Tokios
Tre burra vodhën valixhe që përmbanin më shumë se 2 milionë euro në para të gatshme në një rrugë të ngarkuar në qendër të Tokios, raportuan sot policia dhe media, një incident i rrallë në kryeqytetin japonez, i njohur për sigurinë e lartë të tij. Grabitësit përdorën gaz lotsjellës për të sekuestruar valixhet që përmbanin paratë rreth orës 21:30 të enjten pranë Stacionit Ueno, një zonë e njohur turistike, tha për AFP një zëdhënës i policisë së Tokios në kushte anonimiteti. Zëdhënësja nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, por mediat lokale raportuan se viktimat ishin një grup prej pesë shtetasish kinezë dhe japonezë që po përpiqeshin të ngarkonin valixhe që përmbanin 2.3 milionë euro (420 milionë jen) në një automjet. Sipas Fuji TV, viktimat...
Burimi:
top-channel.tv