Incident gjatë ceremonisë në Ankara, presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë pritjes nga Erdogan
Bota E Martë, 27 Janar 2026 17:46 Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka pësuar një incident gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku po zhvillon një vizitë shtetërore në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ngjarja ka ndodhur në momentet e ceremonisë së mirëseardhjes, teksa kreu i shtetit nigerian po përshëndeste trupat e Gardës së Nderit. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, Tinubu ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar për pak çaste para hyrjes në pallat. Stafi protokollar dhe personeli i sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e ndihmuar presidentin të ngrihet në këmbë. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai nuk ka pësuar lëndime dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë shqetësuese. Pavarësisht incidentit, ceremonia dhe...
Burimi:
kohajone.com