“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale
Një deklaratë e fortë në Parlamentin Evropian ka shkaktuar reagime, pasi eurodeputeti danez Anders Vistisen iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me situatën rreth Groenlandës, duke përdorur një gjuhë të ashpër që, sipas tij, ishte “ajo që Trump do ta kuptonte”. Gjatë fjalës së tij, Vistisen përdori një shprehje fyese ndaj Trumpit, por u ndërpre menjëherë nga drejtuesi i seancës, i cili i kujtoi se përdorimi i një gjuhe të tillë bie ndesh me rregulloren e Parlamentit Evropian. “Zoti president, po jua them në një gjuhë që ju ta kuptoni: Ik P**dhu (Fuck off)”, i ka thënë Vistisen Trumpit nga foltorja më e rëndësishme e Evropës. Megjithatë, pavarësisht ndërprerjes, mesazhi politik u konsiderua i qartë: eurodeputeti danez shprehu kundërshtimin e fortë ndaj çdo ideje apo presioni të SHBA-ve për Groenlandën, duke riafirmuar qëndrimin e Danimarkës dhe të një pjese të përfaqësuesve evropianë për sovranitetin...
Burimi:
javanews.al