“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim
Detaje të reja janë zbuluar nga autoritetet e sigurisë në SHBA, rreth vrasjes së personit i cili hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Donald Trump. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw, deklaroi se i riu ngriti armën në pozicionin e qitjeje përpara se ata ta qëllonin. Bradshaw thotë se kur sigurimi shkoi për të hetuar, gjetën një burrë të bardhë që mbante një shishe benzine dhe një pushkë. Siguria e ka urdhëruar t’i lëshonte, e më pas ai ka hedhur shishen dhe ka ngritur pushkën në pozicion qitjeje. Në atë pikë, agjentët e qëlluan me armë për të “neutralizuar kërcënimin”. Zëdhënësi i FBI-së, Brett Skiles, tha se zona ku ndodhën të shtënat ishte nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret dhe se FBI-ja po...
Burimi:
top-channel.tv