I përfshirë në skandalin seksual, flet ish-ambasadori britanik në SHBA: Epstein më mbajti të ‘ndarë’ nga ana e tij seksuale sepse jam homoseksual
Lord Peter Mandelson ka deklaruar se Jeffrey Epstein e kishte mbajtur “të ndarë” nga ana e tij seksuale, duke sugjeruar se kjo lidhej me faktin që ai është homoseksual. Ish-ambasadori britanik në SHBA në një intervistë për BBC tha se nuk ka parë kurrë vajza apo gra të reja në pronat e financierit të ndjerë dhe se nuk ishte në dijeni të krimeve të tij. Në intervistën e parë që nga shkarkimi i tij për shkak të lidhjeve me Epstein, Mandelson refuzoi t’u kërkojë falje viktimave për ruajtjen e miqësisë, duke theksuar se nuk ishte “as bashkëpunëtor dhe as fajtor”. Ai pranoi se kishte qëndruar disa herë në pronat e Epstein në New York, New Mexico dhe në ishullin privat të tij, por tha se...
Burimi:
top-channel.tv