I përfshirë në skandalin e dosjes Epstein, ish- Princi Andrew largohet nga Royal Lodge

I përfshirë në skandalin e dosjes Epstein, ish- Princi Andrew largohet nga Royal Lodge

Ish-Princi Andrew është larguar nga rezidenca Royal Lodge në Windsor dhe është zhvendosur në Sandringham Estate, në Norfolk, pas publikimit të dosjeve më të fundit që lidhen me financierin Jeffrey Epstein, zhvillim që ka rritur sërish presionin ndaj tij. Burime pranë Pallatit Buckingham bëjnë me dije për BBC se Andrew u largua nga Royal Lodge të hënën në mbrëmje dhe aktualisht po qëndron në Wood Farm Cottage, ndërsa banesa e tij e përhershme po i nënshtrohet punimeve restauruese. Edhe pse Pallati kishte njoftuar se zhvendosja do të ndodhte në fillim të vitit 2026, reagimet pas publikimit të dokumenteve të reja Epstein duket se e kanë përshpejtuar këtë vendim. Presioni ndaj Mountbatten-Windsor për të dhënë dëshmi në Shtetet e Bashkuara mbi marrëdhënien e tij me Epstein...