I përfshirë në dosjen Epstein, Komisioni Evropian kërkon hetime për ish-ambasadorin britanik në SHBA

I përfshirë në dosjen Epstein, Komisioni Evropian kërkon hetime për ish-ambasadorin britanik në SHBA

Komisioni Evropian i ka kërkuar Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit të hetojë shkeljet e mundshme të rregullave nga Peter Mandelson, pas zbulimeve mbi lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.  Mandelson, 72 vjeç, ishte Komisioner i BE-së nga viti 2004 deri në 2008. Sipas raportimeve, Brukseli dëshiron të dijë nëse ai ka shkelur kodin e sjelljes të zyrtarëve të Komisionit, si gjatë detyrës ashtu edhe pas largimit nga pozicioni, duke përfshirë respektimin e konfidencialitetit dhe pranimin e dhuratave ose favorizimeve. Figura kryesore e politikës britanike dhe ish-ambasador në Uashington u përfshi në polemika pas publikimit të dokumenteve që hedhin dritë mbi marrëdhënien e tij me Epstein. Ai u arrestua disa ditë më parë nga policia britanike, por është liruar me kusht. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit konfirmoi se...