I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

Fluksi i emigrantëve drejt ishullit të Kretës vijon pa u ndalur, duke vënë nën presion të vazhdueshëm autoritetet greke. Vetëm mëngjesin e sotëm janë regjistruar edhe dy operacione të tjera shpëtimi nga Roja Bregdetare greke, pas lokalizimit të dy gomoneve me gjithsej 61 emigrantë në det të hapur, në jug të ishullit të Gavdos. Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e FRONTEX-it, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e sigurt të të gjithë personave në breg. Emigrantët pritet të transportohen në orët në vijim drejt portit të Paleohorës në Hania dhe më pas në kampin e përkohshëm pritës të Agias. Ky kamp ishte mbushur vetëm një ditë më parë me mbi 550 persona, pas një serie operacionesh shpëtimi të njëpasnjëshme gjatë ditëve të fundit....