I nxehti ekstrem në Australi, termometri i afrohet 50 gradë Celsius
Zona të gjera të Australisë juglindore po përballen me një valë përvëluese të të nxehtit, me temperaturat që i janë afruar 50 gradëve Celsius, duke detyruar banorët të mbrojnë pronat e tyre ndërsa zjarret pyjore po përhapen në zonat rurale të shtetit të Victorias. Carly Smith hipi në një mjet katër-rrotësh për të ndihmuar në largimin e deleve nga flakët që përhapeshin me shpejtësi në një fermë pranë qytetit Gellibrand, një komunitet i vogël bujqësor rreth 200 kilometra në jugperëndim të Melburnit. “Na u desh realisht të kalonim përmes zonës ku po digjej zjarri,” tregoi Smith. “Zjarr në barishte të thata, i pabarabartë, shumë i nxehtë dhe aktiv.” Ndërsa babai dhe vëllai i saj përpiqeshin të përballonin flakët me një cisternë uji të montuar në...
Burimi:
syri.net