I njohur për shtypjen e protestave popullore, kush është Ali Larijani, shefi i sigurisë së Iranit që Izraeli pretendon se e ka vrarë
Forcat izraelite pretendojnë se kanë vrarë Ali Larijanin, kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, një figurë kyçe e regjimit dhe e lidhur ngushtë me Gardën Revolucionare. Njoftimi i Izraelit vjen në një periudhë të tensionuar mes dy vendeve, ndërsa autoritetet iraniane ende nuk kanë reaguar. Larijani, 67 vjeç, ishte një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Iranit në muajt e fundit. Ai u pa si lider i rëndësishëm në shtypjen e protestave popullore në janar dhe më pas si pjesë e tranzicionit që pasoi vdekjen e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei. Ai ka lidhje të gjata me Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) dhe është bërë një figurë emblematike e regjimit. Edhe javën e kaluar Larijani mori pjesë në një tubim publik në Teheran,...
Burimi:
top-channel.tv