No Image Available

I mbylli në kasafortë videolojën, 11-vjeçari qëllon të atin me armë teksa flinte! 11-vjeçari del para gjykatës

Një 11-vjeçar nga Pensilvania u paraqit në gjykatë me pranga dhe i shoqëruar nga roje, pasi akuzohet se qëlloi për vdekje babain e tij brenda shtëpisë, pas një konflikti për një video-lojë. Clayton Dietz përballet me akuzën e vrasjes dhe do të gjykohet si i rritur për ngjarjen e ndodhur më 13 janar, në ditën e tij të lindjes, në zonën Duncannon, në veri të Harrisburg. Sipas autoriteteve, 11-vjeçari po kërkonte lojën e tij Nintendo, të cilën prindërit ia kishin marrë dhe e kishin vendosur, së bashku me një revolver, në një kasafortë brenda shtëpisë. I mituri dyshohet se gjeti çelësat e kasafortës, e hapi atë dhe mori armën. Sipas dosjes hetimore, ai e mbushi revolverin me plumba dhe u drejtua drejt shtratit ku po...