I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

Burri që u vlerësua si “Heroi i Bondi”-t, pasi ndërhyri për të ndalur një nga autorët e sulmit të armatosur në plazhin Bondi në Australi, ka marrë një çek me vlerë mbi 2,5 milionë dollarë australianë (rreth 1,65 milionë dollarë amerikanë), të mbledhura përmes një fushate donacionesh online. Ahmed al Ahmed u bë simbol i guximit kur, pasi u fsheh pas makinave të parkuara, sulmoi nga pas një prej personave të armatosur, i rrëmbeu armën dhe e rrëzoi në tokë. Gjatë përpjekjes, ai u plagos nga të shtënat e një atentatorit të dytë dhe aktualisht po kurohet në spital, pas ndërhyrjes kirurgjikale. Çeku simbolik iu dorëzua në shtratin e spitalit nga Zachery Dereniowski, influencues i rrjeteve sociale dhe bashkëorganizator i faqes GoFundMe. Në mbledhjen e...