I ftohti ekstrem paralizon Gjermaninë, mbyllet Aeroporti i Berlinit, pezullohen fluturimet
Bota E Premte, 6 Shkurt 2026 09:29 I ftohti ekstrem dhe kushtet e rënda atmosferike kanë detyruar mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Berlinit, duke pezulluar të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shkak është bërë formimi i akullit të zi dhe shiu i ngrirë që vijon pa ndërprerje. Sipas CNNgr, aktualisht asnjë aeroplan nuk mund të ngrihet apo të ulet në aeroport, për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë të pistave. “Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, nuk është e mundur të realizohen operacione fluturimi në Aeroportin e Berlinit”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit. Ajo bëri të ditur se ekipet tokësore kanë punuar gjatë gjithë natës për të shkrirë akullin në pistë dhe në zonat operative,...
Burimi:
kohajone.com