I ftohti ekstrem në Rripin e Gazës/ Një foshnje 27 ditëshe ndërron jetë, autoritetet thirrje për ndihmë ndërkombëtare
Numri i fëmijëve që kanë vdekur nga të ftohtit ekstrem në Rripin e Gazës që nga fillimi i sezonit ka arritur në tetë, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa. Rasti më i fundit është ai i një foshnjeje 27-ditëshe, Aisha Ayesh al-Agha, e cila vdiq në Khan Younis për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes. Burimet mjekësore theksojnë se tragjedia nxjerr në pah ashpërsinë e situatës humanitare në Rrip, veçanërisht për fëmijët dhe personat e zhvendosur që jetojnë në tenda të dobëta dhe të papërgatitura për motin e ftohtë. Banorët përballen me mungesë strehimi, furnizimi të kufizuar me karburant dhe material për ngrohje, si dhe shërbime mjekësore të pamjaftueshme, ndërkohë që rajoni përballet me stuhi, shi dhe temperatura të ulëta. Situata humanitare...
Burimi:
syri.net