I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

Një burrë në jug të Francës ka dalë para gjykatës nën akuzën se ka droguar dhe abuzuar dhjetëra gra seksualisht, si dhe ka filmuar disa prej rasteve. Koreografi dhe hipnoterapisti Cyril Zattara akuzohet për përdhunimin e 14 grave në harkun kohor të një dekade dhe ka filmuar fshehurazi rreth 20 të tjera. Ai ndodhet në burg që prej vitit 2021 dhe ka pranuar 10 akuza për përdhunim. Gjyqi po zhvillohet me dyer të mbyllura në Aix-en-Provence sipas kërkesës së njërës prej viktimave dhe do të zgjasë rreth dy javë. Të tjerat kanë kërkuar që ngjarja të trajtohet haptazi sepse duan që zërat e tyre të dëgjohen nga sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Sipas hetimit të policisë, Zattara hidhte pilula gjumi në pijet...