I doli emri në hetimin për Deutsche Bank, flet avokati i biznesmenit rus, Roman Abramovich: Nuk është i dyshuar, e konfirmuan prokurorët
Një përfaqësues i biznesmenit Roman Abramovich ka mohuar kategorikisht publikimet që lidhin emrin e tij me hetimin e autoriteteve gjermane ndaj Deutsche Bank, duke sqaruar se ai nuk ka përfshirje kriminale në këtë rast. Siç deklaroi ai, zyra e prokurorit të Frankfurtit, e cila po kryen hetimet në zyrat e bankës, ka konfirmuar se Abramovich nuk është i dyshuar dhe se nuk janë ngritur akuza kundër tij. “Zyra e prokurorit të Frankfurtit, e cila po kryen hetimet ndaj Deutsche Bank, ka konfirmuar se Abramovich nuk është i dyshuar në këtë rast dhe se nuk janë ngritur akuza kundër tij”, deklaroi përfaqësuesi i tij. Sipas të njëjtit burim, tashmë janë nisur procedurat ligjore në lidhje me publikimet që, siç u theksua, “lidhën në mënyrë të pabazuar”...
Burimi:
top-channel.tv