I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste. Ai ka thënë se nuk dëshiron t’i “shkaktojë më shumë turp” partisë për shkak të lidhjeve të tij të së kaluarës me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein, raporton BBC. Vendimi vjen pas publikimit të dosjeve të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ku ai përmendet në lidhje me pagesa të dyshuara financiare. Sipas dokumenteve, Epstein ka bërë tre pagesa nga 25,000 dollarë në vitet 2003 dhe 2004, të lidhura me emrin e Lord Mandelson. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni apo nuk mban mend për këto pagesa dhe se pretendimet i konsideron të rreme, por ka thënë se do t’i hetojë personalisht. Në letrën e dorëheqjes drejtuar Partisë Laburiste, Mandelson shprehu keqardhje të thellë...