I doli emri në dokumentet e reja të çështjes Epstein, biznesmeni i njohur amerikan jep dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i Hyatt
Thomas J. Pritzker, një nga figurat më të njohura të biznesit amerikan, ka njoftuar dorëheqjen e menjëhershme nga posti i kryetarit ekzekutiv të Hyatt Hotels Corporation. Vendimi vjen pas publikimit të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ku zbulohet lidhja e tij me Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell, të dënuar për krime seksuale. Sipas The New York Times, në letrën drejtuar bordit të Hyatt, 75-vjeçari shprehu keqardhje për kontaktet me çiftin Epstein-Maxwell, duke pranuar se kishte patur një “gjykim të tmerrshëm” dhe duhej të ishte distancuar më herët. Dokumentet tregojnë se Pritzker kishte komunikuar rregullisht me Epstein edhe pas dënimit të tij në vitin 2008, duke u takuar shpesh në rezidencën e tij në Manhattan. Në një email të vitit 2018,...
Burimi:
top-channel.tv