I doli emri në dokumentet e dosjes Epstein, ish-ambasadori britanik në SHBA Peter Mandelson arrestohet për shpërdorim detyre

I doli emri në dokumentet e dosjes Epstein, ish-ambasadori britanik në SHBA Peter Mandelson arrestohet për shpërdorim detyre

Peter Mandelson, ish-ministri britanik të cilit iu zbulua lidhje me Jeffrey Epstein pas publikimit të dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është arrestuar me dyshimin për shpërdorim detyre. “Oficerët kanë arrestuar 72-vjeçarin me dyshimin për shpërdorim detyre”, tha një zëdhënës i policisë. “Ai u arrestua në Camden sot dhe është dërguar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje. Kjo vjen pas urdhër-bastisjeve në dy adresa në zonat e Wiltshire dhe Camden”, shtoi zëdhënësi. Ish-ministri i Mandelson më parë ka mohuar çdo shkelje. Top Channel