I dërguari i SHBA-së, Witkoff dhe Putin priten të takohen ditën e nesërme

I dërguari i SHBA-së, Witkoff dhe Putin priten të takohen ditën e nesërme

Kremlini ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime mbi Ukrainën me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff ditën e nesërme. “Nesër, supozohet të takohemi me Putinin”, tha Witkoff. Ai shtoi se “është pala ruse ajo që kërkoi këtë takim”, duke theksuar se vetë kërkesa ishte “një sinjal i rëndësishëm”. Ky takim vjen ndërsa udhëheqësit evropianë diskutojnë për një konflikt të mundshëm me Rusinë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ndërkohë Rusia vijon me sulmet në Ukrainë. Dy persona u vranë dhe një grua u plagos gjatë natës në bombardimet ruse të qytetit qendror ukrainas të Krivyi Rih.