I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff: Bisedime të tjera për Ukrainën në Abu Dabi
Bota E Diel, 25 Janar 2026 13:51 I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff tha se bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës do të vazhdojnë në Abu Dabi javën e ardhshme, pas negociatave të para të drejtpërdrejta midis dy palëve të premten dhe të shtunën. “Bisedimet ishin shumë konstruktive dhe u bënë plane për të vazhduar bisedat javën e ardhshme në Abu Dabi”, tha Witkoff në një postim në platformën e mediave sociale X. Negociatat synojnë të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin pothuajse katër vjet më parë në shkurt 2022. Rusia po kërkon që Ukraina të lëshojë territor, të braktisë shpresat e saj për anëtarësim në NATO...
Burimi:
kohajone.com