I deklaruar hapur si gay/ Kush është partneri sportist i kryeministrit më të ri të Holandës?
Rob Jetten, i cili u betua sot si kryeministër i ri i Holanda, po shkruan histori jo vetëm në politikë, por edhe në jetën personale. Ai është kryeministri më i ri dhe i pari hapur gay i vendit, ndërsa vëmendja publike është përqendruar edhe te partneri i tij. Partneri i Rob Jetten është Nicolás Keenan, një sportist argjentinas 28-vjeçar i hokejit në fushë dhe dy herë olimpik. Keenan është një figurë e njohur në botën e sportit ndërkombëtar dhe mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta e tij personale dhe profesionale. Çifti e bëri publike fejesën gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, përmes një postimi në Instagram që u shpërnda gjerësisht në media. Ata kanë bërë të ditur se po...
Burimi:
syri.net