I akuzuar për 26 vepra penale, ish-ministri polak ‘strehohet’ në Hungari

I akuzuar për 26 vepra penale, ish-ministri polak ‘strehohet’ në Hungari

Ish-ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, njoftoi sot se ka vendosur të përfitojë nga azili që i është dhënë nga qeveria hungareze, duke argumentuar se në Poloni po përballet me persekutim politik. “Kam vendosur të përfitoj nga azili që më është dhënë nga qeveria hungareze, për shkak të persekutimeve politike në Poloni,” shkroi Ziobro në platformën X, duke falenderuar kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe duke akuzuar qeverinë e Tusk për “metoda staliniste”. Në nëntor 2023, Ziobro, figurë kyçe e Partisë së Ligjit dhe Drejtësisë (PiS), e cila humbi pushtetin atë vit, vendosi të qëndrojë në Budapest pasi parlamenti polak miratoi heqjen e imunitetit të tij, për t’u përballur me akuza për shfrytëzim të fondeve publike dhe krijim të organizatës kriminale. Mbi të rëndojnë 26 akuza, që...