Hyjnë në fuqi rregullat e reja të shërbimit ushtarak në Greqi, trajnim modern dhe kushte të përmirësuara

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të shërbimit ushtarak në Greqi, trajnim modern dhe kushte të përmirësuara

 Nga sot ka hyrë në fuqi modeli i ri i shërbimit ushtarak në Greqi, me rekrutët e parë të vitit 2026 që u paraqiten në njësitë ushtarake për tre ditë në vijim. Reforma është pjesë e planit “Axhenda 2030” dhe synon përshtatjen e Forcave të Armatosura me kërkesat e reja të sigurisë dhe zhvillimet teknologjike. Sipas modelit të ri , trajnimi bazë zgjat tashmë 10 javë dhe zhvillohet në forcat e këmbësorisë, me theks në stërvitjen praktike. Programi përfshin më shumë qitje ditën dhe natën, ushtrime taktike në terren, marshime dhe trajnim në aftësi të reja, si ndihma e parë, mbrojtja nga zjarri dhe përdorimi i sistemeve me dronë. Pas fazës bazë dhe trajnimit të specializuar, shumica e rekrutëve vendosen në njësi operative, kryesisht në...