Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

Mbi 1,000 persona u evakuuan me urgjencë nga qyteti kodrinor i Niscemit në Sicili, ku një rrëshqitje e tmerrshme e tokës, rreth 4 km e gjatë, kërcënoi banesat e ngritura në mënyrë të pasigurt buzë shkëmbit. Pamjet nga ajri treguan ndërtesat që varen në buzë të greminës së krijuar. Humnerat e thella, të krijuara në qytet, reflektuan qartazi përmasat e katastrofës natyrore. Fatmirësisht, megjithatë, deri tani nuk ka raportime për të vdekur ose të lënduar nga ky incident, Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë qenë shkaktare të rrëshqitjes masive të tokës, duke krijuar një situatë të cilën kryetari i bashkisë, Massimiliano Conti, përshkroi si “të tmerrshme”. Ai paralajmëroi se gjendja mund të përkeqesohet akoma edhe më shumë, sepse sic tha, po regjistrohen edhe...