Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Humbje tragjike, vajza e aktorit Tommy Lee Jones vdes në ditën e Vitit të Ri në një hotel në San Francisko
Vajza e aktorit fitues të çmimit “Oscar”, Tommy Lee Jones, është gjetur e vdekur ditën e Vitit të Ri në një hotel në San Francisko. Sipas mediave amerikane, 34-vjeçarja Victoria Jones u shpall e vdekur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në katin e 14-të të hotelit “Fairmont”. Një mysafir i hotelit e ka parë fillimisht të shtrirë dhe ka menduar se ajo mund të ishte e dehur, përpara se të lajmëroheshin shërbimet e emergjencës. Ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje rreth orës 02:52 të mëngjesit, por Victoria u gjet e pavetëdijshme dhe pa shenja jete. Aktualisht, shkaku i vdekjes mbetet i panjohur dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera zyrtare. Burime hetimore citojnë se deri më tani nuk janë konstatuar shenja...